Aktualitet

Foto/ Përplasi kamionin pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet 19-vjeçari që dyshohet se donte të vriste presidentin Joe Biden

Shkruar nga Liberale

Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se donte të vriste presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, ose dikë nga familja e tij.

Kjo erdhi pasi dyshohet se, ai përplasi një kamion në shtyllat jashtë një parku pranë Shtëpisë së Bardhë.

"Sai Varshith Kandula u arrestua pasi "qëllimisht" përplasi një kamion me kuti U-Haul në barrierat jashtë Parkut Lafayette në Uashington DC rreth orës 21:40 më 22 maj, sipas Policisë së Parkut të SHBA dhe Shërbimit Sekret të SHBA. Ai është akuzuar edhe për sulm me armë të rrezikshme dhe veprim të pakujdesshëm të mjetit motorik.", shkruan "The Independent".

Sipas burimeve të ABC News, 19-vjeçari udhëtoi nga Misuri në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles, ku mori kamionin me qira dhe më pas u nis drejt Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa, sipas "The Independent", policia ka refuzuar të japë publikisht detaje të mëtejshme në lidhje me natyrën e sulmit të supozuar ose informacione rreth të dyshuarit. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH