
Peshon gjashtë tonë, është 2.50 metra i gjerë, prodhon 400 kuaj fuqi dhe brendësia duket si një sallë në Las Vegas!
Ky "përbindësh" quhet Karlmann King. Vjen nga Kina dhe sipas prodhuesve të tij, është SUV-i (Sports Utility Vehicle - Automjet i shëbimeve sportive) më i shtrenjtë në botë, mbi ekuivalentët e Bentley dhe Rolls-Royce.
Çmimi fillestar i tij është pak më shumë se 2 milionë euro, dhe në varësi të personalizimeve, për një nga vetëm 10 blerësit e mundshëm (kaq pritet të prodhohen makina), shuma mund të shkojë në 4 milionë euro!
Dizajni i tij ushtarak, nga një kompani e madhe kineze IAT, dëshmon për karakterin e tij të ashpër. Megjithatë, pjesa e brendshme, me dekorin futuristik, frigoriferin e shampanjës dhe aparatin e ekspresit, duket sikur ka dalë nga një suitë në Las Vegas.
Në fund të fundit, “gishti amerikan” nuk i mungon këtij krijimi monstruoz. Si platforma ashtu edhe motori V10 6.8 litra, i cili për këtë rast prodhon 400 kuaj fuqi, vijnë nga Ford./Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1388695,1388697,1388696,1388698"]