Aktualitet

Flet pacienti që është drejt shërimit: Është si të ketë kafshuar qeni

Shkruar nga Liberale
Flet pacienti që është drejt shërimit: Është si

Moderatorja Eni Vasili bëri një lidhje telefonike me Viktor Kolën një nga pacientët e prekur nga koronavirusi, por që është drejt shërimit.

Eni Vasili: Çfarë simptomash keni pasur Viktor?

Pacienti: Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH