Linda Rama dhe kryeministri Edi Rama janë bërë gjyshër për herë të parë.
Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari, raportohet se është bërë nënë gjatë ditëve të fundit.
Sipas raportimeve në media, Rea ka sjellë në jetë një djalë. Nuk dihen detaje të tjera, madje nuk është bërë publike as martesa dhe se cili është bashkëshorti i Rea Xhilarit.
Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë është folur për të në media. Edhe kryeministri Edi Rama, si dhe bashkëshortja e tij, duket se kanë respektuar vendimin e Rea-s.
Teksa ruan privatësinë e saj, Rea disa portale tri vite më parë i hodhi në gjyq dhe e fitoi atë. Ajo nuk është aktive në rrjetet sociale, madje nuk përdor as fotot e saj.
Rama si me dy fëmijët e tij, ka pranuar se ka një lidhje të ngushtë edhe me vajzën e Lindës, të cilën e konsideron si vajzën e tij. Ai braktisi emisionin televiziv, ku ishte i ftuar pak kohë më parë, pasi tha se vajza e tij Rea Xhillari festonte ditëlindjen dhe e kishte të pamundur të mungonte pasi bashkëshortja e tij Linda, nuk do e justifikonte dot.
Në festën e 30-vjetorit të Reas dy vite më parë, sikurse në gëzimet e tjera, familja e kryeministrit zgjodhi që ta mbante shumë private duke mos publikuar asnjë detaj nga festa në ditëlindjen e saj.
Rea është vajzë nga martesa e parë e Lindës me Thanas Xhillarin, pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Kryeministri Rama ka një djalë nga martesa e parë si dhe një tjetër nga martesa e dytë me Lindën. /Liberale.al/