Globi

Itali / Fëmija 7-vjeç vdes nga Covid në spital, denoncimi i familjarëve

Shkruar nga Liberale
Itali / Fëmija 7-vjeç vdes nga Covid në spital, denoncimi i

Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin “Fabrizio Spaziani” në Frosinone , Itali, ku ishte shtruar mëngjesin e sotëm për shkak të krizës së frymëmarrjes si pasojë e Covid 19.

Familjarët bënë denoncimin sapo morën vesh lajmin e vdekjes, duke qenë se kishin kërkuar me ngulm transferimin e fëmijës në Romë, sipas asaj që kanë mësuar rreth ngjarjes mediat italiane.

Në spital është thirrur policia për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Sipas një rikonstruksioni shumë të hershëm të familjarëve, duket se nuk ka është vënë menjëherë në dispozicion një ambulancë për transferimin në spitalin e reanimacionit të Romës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH