Aktualitet

Federata e mjekëve: Kërkohet mobilizim maksimal i personelit mjekësor

Shkruar nga Liberale
Federata e mjekëve: Kërkohet mobilizim maksimal i personelit

Federata e mjekëve shqiptarë përmes një njoftimi bën apel për ndërgjegjësim të opinionit publik shqiptar gjithashtu qeveritarëve, partive politike dhe mediave.

Federata shprehet e shqetësuar në lidhje me situatë e epidemisë në Shqipëri dhe në trevat e saj dhe se rastet e shtuara kërkojnë vigjilencë më të madhe por edhe strategji të reja.

Sipas mjekëve, “Rekomandohet që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacientëve pozitivë me covid019 në mënyrë që të izolohen dhe të shmanget përhapja duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke i përfshirë të gjitha aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve. Kërkohet në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare. Kërkohet që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e Covid-19. Federata është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe ekspertizën e saj në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë së covid-19”.

Reagimi:

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë ndjek me i interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhajes së covid-19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare. Duke dashur të kontribuojmë në ndërgjegjësimin opinionit publik shqiptar ju drejtohemi të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve partive politike, organizmave publike private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike dhe private për t’ju kërkuar të mos e nënvlerësoni rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të kthehen rekomandimeve të OBSH instituteve të shëndetit publik, për mbajtjen maskave, distancën dhe higjenën personale. Rekomando që maska të bëhen element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve, sidomos në vendet e mbyllura dhe mosmbajtja e saj të sanksionohet me ligj.

Rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga ministria e shëndetësisë, si edhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

Rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacientëve pozitivë me covid019 në mënyrë që të izolohen dhe të shmanget përhapja duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke i përfshirë të gjitha aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Kërkohet në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare.

Kërkohet që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e Covid-19. Federata është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe ekspertizën e saj në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë së covid-19

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH