Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujan, Tropojë. Një i ri është mbytur në lumin Valbonë.
29 vjeçari kishte hyrë për t'u larë në lumin e Valbonës, por nuk mundi dot të dilte prej andej.
Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të riut dhe pas disa orë kërkimesh trupi i tij është gjetur në lumin e Valbonës pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes.