Arte

Guljem Radoja në gjendje të rëndë në Reanimacion

Shkruar nga Liberale
Guljem Radoja në gjendje të rëndë në Reanimacion

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Reanimacionin e Spitalit të Durrësit, për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar sëmundja e koronavirusit.

Sipas "Panorama", aktori ishte infektuar me Covid-19 dhe tashmë është negativizuar, por mushkëria e tij është dëmtuar rëndë, duke i sjellë probleme të theksuar në frymëmarrje. Sipas mjekëve në këtë spital, transportimi i tij drejt spitalit në Tiranë apo jashtë shtetit, është i pamundur.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e aktorit kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit.

Një reagim ka ardhur sot nga aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij që të mos dorëzohet në këtë betejë.

“Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH