Aktualitet

Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shkon në SPAK

Shkruar nga Liberale
Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shkon në

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe është paraqitur sot në SPAK.

Gonxhe është parë teksa ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:25, raporton News24.

Nuk dihen ende arsyet pse Blendi Gonxhja ka shkuar në Prokurori.

Gonxhe ka qenë nënkryetar i bashkisë në kohën që drejtonte Edi Rama, ndërsa më vonë ai ka qenë drejtor i Parqeve dhe Rekreacioneve në Bashkinë e Tiranës.

Prej nëntorit të 2018, ai mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH