Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses- Ones dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman kanë shkuar sot në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Sipas Report TV, takimi i ndërkombëtarëve me Lleshajn po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Brendshm dhe ka nisur në orën 14:00.
Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet e këtij takimi të ndërkombëtarëve me ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj.