Showbiz

"Është turp ajo që po ndodh", Sacha Baron Cohen akuzon TikTok për krijimin e lëvizjes më të madhe antisemite që nga nazistët

Shkruar nga Liberale
"Është turp ajo që po ndodh", Sacha Baron Cohen akuzon

Sasha Baron Cohen akuzon TikTok për "krijimin e lëvizjes më të madhe antisemite që nga nazistët" pasi platforma lejon hedhjen e shumë video anti-hebreje.

Siç tha ai në një video-telefonatë që bëri me të famshëm hebrenj dhe drejtuesit e TikTok: "Është turp ajo që po ndodh në mes të luftës."

“Nëse ktheheni në 7 tetor, arsyeja pse Hamasi ishte në gjendje t'u priste kokat të rinjve dhe të përdhunonte gratë ishte sepse nga fëmijët e vegjël ata shohin imazhe që i çojnë në urrejtje. Ajo që po ndodh në TikTok është e njëjta gjë. Po krijon lëvizjen më të madhe antisemite që nga nazistët”, shtoi ai.

Thirrja me drejtuesit e aplikacionit të njohur erdhi pasi persona të famshëm dhe influencues nënshkruan një letër të hapur javën e kaluar duke thënë se aplikacioni "nuk është i sigurt për përdoruesit hebrenj".

Aplikacioni është akuzuar se "nuk ka bërë asgjë për të ndaluar përhapjen e propagandës pro-Hamas dhe përmbajtjes antisemitike në platformën e tij".

Përveç Sacha Baron Cohen, në thirrje morën pjesë Amy Schumer dhe Debra Messing. Drejtuesit e TikTok Adam Presser dhe Seth Melnyk përfaqësonin kompaninë në telefonatë, ndërsa z. Presser i tha Baron Cohen se kishte të vërteta në komentet e tij, ndërsa theksoi se kompanitë e mediave sociale duhet të bënin më shumë.

Në të kaluarën, aktori ka bërë fushatë kundër antisemitizmit në mediat sociale. Në fakt, ai kishte sulmuar drejtuesit e Facebook dhe Mark Zuckerberg, duke thënë se ai lejonte propagandën./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH