Sport

"Është mëkat humbja", çfarë tha Reja pas ndeshjes në Turqi

Shkruar nga Liberale
"Është mëkat humbja", çfarë tha Reja pas

Për trajnerin e Shqipërisë Edi Reja nuk ishte e lehtë pranimi i humbjesndaj Turqisë, pasi kjo ndeshje ishte e rëndësishme për kualifikimin në "Euro 2020".

Por, gjithsesi ai tregoi se humbja në minutën e fundit ishte një mëkat, ndërsa lojtarët e dhanë një performancë të mirë.

"Nuk jam i zhgënjyer për lojën që bëmë, pasi luajtëm në mënyrë perfekte, por patëm disa mundësi shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, duke lënë ndeshjen të hapur. Është një mëkat që humbëm në minutën e 90’, pasi jam i bindur që nuk e merituam këtë rezultat. Humbëm një rast shumë të mirë, pasi me 3 pikë do të mund të tentonim Europianin. Të gjithë djemtë, ashtu si edhe populli shqiptar janë të mërzitur, por duhet të shohim përpara. Asnjëri prej lojtarëve nuk më zhgënjeu dhe nuk luajti nën pritshmëritë e mia. Megjithatë kjo ndeshje konfirmoi rritjen e skuadrës tonë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund t’ia komplikojmë punën çdo lloj ekipi", ka thënë Reja për Supersport./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH