Pas një pauze të gjatë, duket se këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur t’i rikthehet punës dhe së shpejti do ta shohim në ekran dhe këtë herë në rolin e moderatores.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, do të moderojë formatin e suksesshëm “Këngë Moj” në sezonin e ri.
Spektakli “Këngë Moj” i transmetuar në Vizion Plus prej dy vitesh, me moderatore Klea Hutën.
Ky spektakël sjell për publikun këngën e bukur shqiptare, si atë tradicionale, popullore e qytetare, ashtu dhe muzikën e lehtë.
Pjesë e këtij spektakli në edicionet e kaluara kanë qenë emra të njohur të muzkës si: Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Remzie Osmani, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili, e deri tek më të rinjtë si Aurel Thëllimi, Marsela Çibukaj, Juliana Pasha, Era Rusi, Ervis Behari etj.