Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për tentativë vrasjeje, prangoset 41-vjeçari  

Shkruar nga Liberale
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për tentativë vrasjeje, prangoset

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi 6 vite më parë siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal.

Mēsohet se në pranga ka rënë shtetasi Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH