Aktualitet

Emrat/ Kush janë 3 vlonjatët që OFL i kërkon të deklarojnë pasurinë

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Kush janë 3 vlonjatët që OFL i kërkon të

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në Vlorë, ku 3 subjekteve iu është kerkuar të deklarojnë pasurinë.

Mësohet se bëhet fjalë për Eraldo Canajn, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Viktor Omerin, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; si dhe Pëllumb Sherifajn, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

V. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

P. Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH