Aktualitet

Elvis Iljazaj: E djathta shqiptare s’mund të lidhet përjetësisht me emrin e ish-kryeministrit

Shkruar nga Liberale
Elvis Iljazaj: E djathta shqiptare s’mund të lidhet

Drejtori i Institutit Liberal "Pashko", Elvis Iljazaj thotë se bashkimi i Gazment Bardhit me grupimin tjetër nuk ndryshon apo shton vota në aspektin elektoral. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Iljazaj theksoi se sot ka një elektorat të ndarë përfundimisht nga Berisha.

“Të mos harrojmë që lëvizja e zotit Berisha drejtohet nga një njeri që është thelbi i përçarjes së opozitës dhe se është i shpallur non-grata.

Bashkim së pari do të thotë bashkim i elektoratit. Sot kemi elektoratin berishist që është shumicë dhe elektorati jo berishistit që është i zotit Basha dhe pse është pakicë.

Sot ka një elektorat të ndarë përfundimisht nga Berisha, ndoshta është i vogël, por mund të them që ekziston. E djathta shqiptare nuk duhet të lidhet përjetësisht me emrin e Berishës.

E djathta shqiptare sot ka dy përfaqësues, por duhet të bashkohet elektorati. Lëvizja e zotit Bardhi është një lëvizje në vend numëro.

Ka vetëm vlerë që betejën për logon e PD që Berisha nuk e bën dot më vetë, por mund ta bëjë nëpërmjet zotit Bardhi. Vazhdimi i betejës për logon e PD është e vetmja vlerë.

Por që të ndryshojë elektoratin siç është ndarë sot, mendoj se mundësia është zero”, tha ndër të tjera Iliazaj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH