Aktualitet

Edhe këtë vit zjarr në Kodër-Krastë të Elbasanit

Shkruar nga Liberale
Edhe këtë vit zjarr në Kodër-Krastë të Elbasanit

Pasditen e sotme, një vatër e madh zjarri i madh ka rënë në Kodër-Krastë të Elbasanit.

Për në vendngjarje janë nisur menjëherë punonjës të shërbimit pyjor dhe zjarrfikëset.

Zjarri në pak minuta është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe dyshohet i qëllimshëm. Terreni i thyer kodrinor vështirëson punën e zjarrfikësve për të ndërhyrë në të gjithë zonën e përfshirë nga flakët.

Gjatë viteve të fundit, Kodër Krasta është përfshirë nga disa zjarre, duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër-Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha pranë qytetit të Elbasanit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH