Në Vlorë ka rënë zjarr në një stallë bagëtish kryesisht në fshatin Babicë e Madhe dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti.
Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasit I. N. dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.