Globi

E tmerrshme, jetonte vetëm! Gazetari i njohur gjendet i dekompozuar në banesë 7 muaj pas vdekjes

Shkruar nga Liberale
E tmerrshme, jetonte vetëm! Gazetari i njohur gjendet i dekompozuar në

Gazetari Pier Attilio Trivulzio u gjet i vdekur në Novara , në një apartament në lagjen S. Agabio. Sipas një rikonstruksioni fillestar, 83-vjeçari kishte vdekur në gusht, shtatë muaj më parë. Vdekja nga shkaqe natyrore. Me sa zbulojnë mediat italiane, gazetari nuk kishte miq dhe të afërm në Novara, ku ishte shpërngulur. Disa miq të tij nga zona e Brianzës kishin ngritur alarmin dhe, duke mos marrë vesh prej tij prej disa kohësh, kishin lajmëruar policinë.

Zjarrfikësit hynë në shtëpinë në Corso Trieste, në lindje të qytetit dhe gjetën trupin e pajetë, të mumifikuar. Në vendngjarje ndodheshin edhe punonjësit e komisariatit dhe mjekja ligjore. Gazetari (në pension) kishte bashkëpunuar në të kaluarën me L'Espresso, La Notte, Il Giorno, l'Ansa, duke u marrë veçanërisht me gara automobilistike. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH