Aktualitet

E telefonojnë fqinjët: Të kanë hyrë hajdutë në shtëpi... shkon policia por gjen të dashurin e gruas

Shkruar nga Liberale
E telefonojnë fqinjët: Të kanë hyrë hajdutë

Ndonjëherë njerëzit nuk kanë marrëdhënie të mira me fqinjët. Në raste të tjera, megjithatë, janë ata që të ndihmojnë të ruash shtëpinë, jetën... madje edhe zemrën.

Të ruajnë shtëpinë nga hajdutët! Por jo vetëm! Mediat italianë kanë publikuar një rast të veçantë.

Një burrë, i cili u largua nga shtëpia e tij në Ceccano (Frosinone) për arsye pune, mori një telefonatë nga fqinjët. “Hajde se të kanë hyrë hajdutët në shtëpi”.

Burri, pasi ka lajmëruar karabinierët, është nisur menjëherë bashkë me ta, por në vend që ta gjente të grabitur shtëpinë, ai u përplas me hajdutin ... e gruas së tij. Personi që fqinjët kishin parë duke hyrë në shtëpinë ngjitur ishte, në fakt ishte i dashuri i  gruas së tij.

Fqinjët ndoshta e dinin dhe e kishin bërë qëllimisht telefonatën.

Sipas mediave italiane, prania e policisë, duke i kërkuar shpjegime “hajdutit”, e bëri situatën edhe më qesharake.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH