Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër.
Mësohet se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Aleksandër Petanaj pas një konflikti, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.
Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. /Gazeta Liberale