Globi

E rëndë në Greqi/ Vdes shqiptarja pasi e copëton makineria e mishit

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Greqi/ Vdes shqiptarja pasi e copëton makineria e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dyqan në një kasapi në Mesolongji të Greqisë.

Një grua shqiptare e moshës 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin, ku dyshohet se i janë kapur flokët, duke bërë që ajo të copëtohet.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë thuhet se punonin së bashku duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një vajzë shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje .

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH