Globi

E rëndë në Britani/ Burri vret gruan dhe vajzën, më pas bën vetëvrasje

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Britani/ Burri vret gruan dhe vajzën, më pas

Vrasjet e tre anëtarëve të familjes Pattison tronditi shtypin britanik, pasi gruaja e gjetur e vdekur ishte drejtoresha e shkollës private prestigjioze Epsom, Emma Pattison.

Sipas BBC pranë trupit të Emës, u gjetën të vdekur bashkëshorti i saj George dhe vajza e tyre shtatëvjeçare Letty.

Pak para vrasjes së saj, drejtuesja e shkollës private në Surrey, siç shkruan gazeta “The Sun”, kishte telefonuar një të afërm për t’i thënë se ajo ishte në rrezik.

Gazetat “Guardian” dhe “Daily Mail” shkruajnë se kur autoritetet policore kanë mbërritur në shtëpinë e çiftit, e cila ndodhet pranë ambienteve të shkollës private, të tre anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur.

Edhe pse autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkaqet e vdekjes së tyre, ata janë të bindur se askush tjetër nuk është i përfshirë në krim.

Madje ata konfirmuan se në vendin ku u gjetën tre trupat u gjet një armë zjarri e regjistruar në emrin e George. Për këtë arsye autoritetet po e trajtojnë tragjedinë si një vrasje të dyfishtë dhe vetëvrasje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH