Gruaja e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familjarët të cilët kishin humbur kontaktet me to, është gjetur e pajetë.
Trupi i 56-vjeçares që ishte zhdukur prej disa ditësh në Vlorë, është gjetur nga polumbarët.
Ata nisën kërkimet ditën e djeshme pasi në breg të lumit Vjosa u gjetën disa sende personale të saj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.