Aktualitet

E rëndë/ 46-vjeçari përdhunon vajzën 13-vjeçare të bashkëshortes

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ 46-vjeçari përdhunon vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 46-vjeçar ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Ngjarja ka ndodhur teksa gruaja emigrante ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë nga martesa me përdhunuesin e vajzës së saj.

Sipas raportimeve kjo nuk ishte hera e parë që 46-vjeçari përdhunonte 13-vjeçaren, e cila theu heshtjen, pasi nuk duroi dot më makthin që po përjetonte në duart e njerkut të saj.

E mitura i rrëfeu mësueses së saj në shkollë makthin që kalonte në shtëpi nga njerku i saj. Ka qenë mësuesja ajo që ka denoncuar rastin në polici.

Për pasojë 46-vjeçari është arrestuar.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH