Policia ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, pasi kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre në Babrru.
Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.