Showbiz

Dua Lipa pas vizitës në Tiranë: Është nder për mua të jem këtu

Shkruar nga Liberale
Dua Lipa pas vizitës në Tiranë: Është nder për mua

Artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa ka reaguar pas vizitës që pati ditën e sotme në Tiranë.

Me një postim në Instagram ajo ka ka shkruar se ndjehet tejet falënderuese për mikpritjen. Duke publikuar disa momente gjatë vizitës së saj në Tiranë, Dua shton se ka qenë një nder për të që të jetë në Tiranë.

“Është nder të jem në Tiranë”- Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Falemiinderit kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që më ndihmuan”- ka shkruar Dua.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH