Aktualitet

Drekuan në lokal në Pogradec, nxënëset nga Tirana paraqiten në spital

Shkruar nga Liberale
Drekuan në lokal në Pogradec, nxënëset nga Tirana paraqiten

Policia e Pogradecit njofton se dy nxënëse nga Tirana, pjesë e një ekspedite të mësimore nga Tirana, janë paraqitur në spital.

Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH