Aktori Donald Veshaj ka folur për ndarjen e tij nga këngëtarja Beatrix, romancë që nisi dhe përfundoi në mënyrë të heshtur, brenda mureve të shtëpisë së 'Big Brother Vip'.
Gjatë emisionit “Më lër të flas”, kur moderatori dhe aktori u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, ai u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”.
Ndërkohë, përflitet se Donaldi është rikthyer sërish me Borën, me të cilën u nda sapo hyri në BBV.
Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e së premtes ajo u shfaq në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.
Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë.
“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte".
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”
Ka zgjedhur këtë mënyrë këngëtarja për të injoruar zhvillimet e fundit në jetën e ish- të dashurit.
Në fakt, Antonela Berishaj, banore e BBV, ka treguar se në momentin e daljes së fotove mes Donaldit dhe Borës, në sfilatën e e Valdrin Sahitit, ajo ka qenë me Beatrix në restorant dhe e kanë parë lajmin, por kanë zgjedhur të vazhdojnë mbrëmjen të qeta.