Aktualitet

"Do të shpallim non-grata Sorosin dhe të birin, armik i egër i Shqipërisë"

Shkruar nga Liberale
"Do të shpallim non-grata Sorosin dhe të birin, armik i egër

Kreu i "Rithemelimit" Sali Berisha gjatë një mbledhje me qytetarë të Tiranës ditën e sotme ka folur për ndërtimet në kryeqytet. Ai tha se “kullat e ndërtuara në Tiranë janë si kërpudha pas shiut, kur duhet të ndërtoheshin në komplekse”.

Më tej Berisha foli për Xhorxh Sorosin. Ai e konsideroi si një armik të egër të Shqipërisë. Ai tha se një nga aktet e para që do ndërmarrë me pushtetin do jetë shpallja non-grata e tij dhe të birit. Gjithashtu edhe dyllosja e asaj që e quajti ‘shoqatë e kapur’. Ai shtoi se u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në SHBA të mos votojnë politikanë të financuar nga ai.

“Në Tiranë ka dendësi popullate nga më të mëdhatë në botë me këto kullat e drogës, ka të varrosura 125 monumente të dëshmisë së trashëgimisë së saj. Jo për tu mbrojtur po ju them se në 8 vite sa isha asnjë kullë nuk u firmos.

Po të donte të ndërtonte kulla, se dhe ato kanë por ndërtohen në kompleks e jo si kërpudha për të prishur qytetin. Projekt tjetër u firmos vazhdimi i bulevardit, kishim një koncept tjetër për Tiranën. Përsëri ka djem dhe vajza të shkolluar që kanë përgatitur projekte për shpëtimin e Tiranës dhe ju garantoj se kryebashkiaku i ardhshëm do i përfillë maksimalisht.

Ka një problem për Sorosin, ka një polemikë në SHBA. Guvernatori i Floridas i ka shpallur luftë se po shkatërron Amerikën. Ai nuk po e shkatërron por po e dëmton ndaj dhe u kam bërë thirrje shiqptarëve të mos votojnë për kandidatët e financuar nga Sorosi në SHBA. Një nga aktet e para do jetë dyllosja e shoqatës së kapur dhe shpallja non-grata e Sorosit dhe të birit.

Ne u qendrojmë vlerave që u besojmë, konservatorizmit dhe traditës. Ai është një armik i egër i Shqipërisë. Programi për rninë do jetë në qendër, nuk ka mëdyshje këtu. Beteja jonë është të bindim rininë se Shqipëria është vend i bekuar. Dhe këtu mund të ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH