Aktualitet

Dhunohet për vdekje 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Shkruar nga Liberale
Dhunohet për vdekje 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një vajzë shqiptare u gjet e vdekur në pyllin pranë një kishe në Trikala, ndërsa raportohet se kishte lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Vajza shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u gjet e vdekur nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias, shkruan shqiptarja.com.

Sipas mediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më. Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin ore qe e kërkonin dhe nuk kishin asnje komunikim me të.

Mesohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj. Ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Sipas informacionit dhene nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH