Aktualitet

Dhunohet fizikisht kreu i PS-së në Durrës

Shkruar nga Liberale
Dhunohet fizikisht kreu i PS-së në Durrës

Mbas kërkesës së rrëzimit nga posti i sekretarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Armand Tragaj ka goditur me grushte Luan Zazën i cili mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Shkak për këtë konflikt është bërë propozimi i paraqitur nga Zaza në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkisë Durrës.

Kjo kërkesë është bërë rreth dy javë më parë, kur Këshilli ishte mbledhur për të diskutuar mbi dëmet e  tërmetit, kreu i  PS-së ka kërkuar shkarkimin e Tragajt. Kërkesa nuk ka kaluar në votim, për shkak të mungesës së disa anëtarëve të Këshillit.

“E di që Luani po ngulmon për të më hequr. Jam gati për të ikur dhe jam përgatitur dhe moralisht”, ka thënë Armand Tragaj për "Panoramën".

Ngjarja nuk është denoncuar ende në polici nga Kryetari i Bashkisë Durrës./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH