Detaje të reja kanë dalë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë më 17 janar. Sipas Report TV, rrëmbimi i tij lidhet me të kaluarën e të vëllait.
Ai dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës dhe nuk ka dorëzuar një sasi prej 16 kg kokainë.
Për këtë ngjarje, RENEA zbarkoi në Shijak, në kompleksin e vëllezërve Hajri, ku dyshohet se mbahet Jan Prenga.
Nga operacioni u sekuestrua një armë zjarri dhe janë shoqëruar në polici dy persona.