Aktualitet

Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit, zbulon planin për ekzekutimin e prokurores së SPAK, Dumani merr masa

Shkruar nga Liberale
Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit, zbulon planin për ekzekutimin

Shënjestër e grupit të Laert Haxhiut këtë herë vjen nga radhët e SPAK. Një nga prokuroret e kësaj strukture, Doloreza Musabelli ishte pikërisht shënjestër e grupit të Haxhiut.

Lajmi është bërë me dije gjatë dëshmisë së dhënë nga bashkëpuntori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili tha se prokurorja Musabelli ishte vendosur të rrethin e kuq nga Laert Haxhiu, me qëllim eleminimin fizik të saj, apo dhe të afërmve.

Në dëshminë e tij "pentito", ka treguar edhe mënyrat që grupi i Haxhiut do të ndiqnin për eleminimin e Prokurores.

Mësohet se në rrethin e kuq kanë qenë edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, si dhe avokati Adriatik Doga. Për këtë të fundit ka thënë se i ka shpëtuar vdekjes në sekondat e fundit pas dështimit të atentatit në muajin tetor 2021 në Lushnjë.

Ai tregoi se për vrasjen e avokatit ishte angazhuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Pas kësaj dëshmie tronditëse të dhënë nga Tafani, Ora News raporton se drejtuesi i SPAK Altin Dumani, ka vepruar menjëherë për marjen e masave.

"Si Drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar kryetarin e KLP – së”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
    80%
  • Jo!
    20%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH