Sport

Derbi i kryeqytetit, “Tirona Fanatics” nuk kursehet ndaj Partizanit në prag të supersfidës

Shkruar nga Liberale
Derbi i kryeqytetit, “Tirona Fanatics” nuk kursehet ndaj Partizanit

Derbi kryesor i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve.

Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.

Ndërkohë në prag të takimit, ultrasit e bardhebluve, “Tirona Fanatics” nuk kursehen në postim ndaj rivalëve të përjetshëm, ndërsa bëjnë edhe me dije se kortezhi niset nga qendra e kryeqytetit në orën 17:00.

Njoftimi:

Te dielen luajme kunder morrave, ekipit me te felliqur ne bote e tifozerise me te shemtuar gjithashtu!

Dominimi, spektakli qe mbizoteron ne tribunat bardheblu tashme eshte nje fakt e nje tradite!

Ndryshe nga fusha e blerte qe ka 3 rezultate, “fusha e tribunes” njef vetem FITORE!

E tille do te jete historia edhe kete te diele!

Kortezhi niset nga qendra e Kryeqytetit ne oren 17:00 e spektakli fillon qe aty!

Forca Tirona – Forca Fanatics!- shkruhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH