Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar në parlament një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan ai.
Kujtojmë se, Ukraina bën pjesë në shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por pavarësisht kësaj, Kosova vendosi sanksione ndaj Rusisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë.