Është liruar nga burgu Indrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Krujës. Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese./Gazeta Liberale