Aktualitet

Dënimi i Adriatik Llallës, reagon ambasadorja amerikane

Shkruar nga Liberale

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që dënoi me 2 vite burg, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Kim thotë se prokurorët duhet të vazhdojnë që të marrin veprime kundër zyrtarëve të lartë që keqpërdorin pozitën për t’u pasuruar.

“Drejtësia shërbehet kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të veprojnë kundër zyrtarëve – sado të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorojnë pozicionin për të pasuruar veten. Askush nuk është mbi ligjin“, tha Kim.

Postimin e saj, ambasadorja amerikane e shoqëron me lajmin nga agjencia e lajmeve Associated Press pas dënimit të Llallës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH