Globi

Del fotoja e fundit nga celulari i 20-vjeçares, disa orë para vrasjes

Shkruar nga Liberale

Mediat greke kanë publikuar foton nga celulari i studentes 20-vjeçare Caroline, pak orë përpara vrasjes së saj nga bashkëshorti. Fotoja është nga kamerat e sigurisë ku duket autori, Babi Anagnostopulos me vajzën 11 muajshe, ulur në një divan në dhomën e ndenjes.

Fotoja është kapur me “Screenshot” nga aplikacioni i kamerave të sigurisë në orën 00:00. Nuk sqarohet ende se pse Caroline regjistroi një foto të tillë.

Sipas mediave greke, rreth orës 01:00, autori ka hequr kartën e regjistrimit nga kamerat në mënyrë që të mosregjistronin më.

Sipas raportit mjeko-ligjor, vrasja ndodhi mes orës 04:05 deri në 04:11. Gjithashtu janë publikuar dhe lëvizjet që ka bërë Babis pas vrasjes, duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga celulari i tij.

Në orën 04:24 celulari i autorit hiqet nga karikimi. 04:36 autori hap celularin dhe futet në Gmail. Pas dy minutash e mbyll celularin. Në orën 05:22 regjistrohet lëvizje në një distancë prej 21 metrash, ndërsa në orën 05:41 regjistrohet lëvizje tjetër me distancë 66 metrash.

Këto janë pikërisht provat shkencore që hodhën poshtë versionin e grabitjes të dhënë nga autori i krimit. Përpara se të pranonte autorësinë, ai deklaroi se grabitësit e lidhën me litar, çka bie në kundërshtim me lëvizjet që ka regjistruar celulari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH