Aktualitet

Debati/ Gazment Bardhi vetëshpallet “kryetar” dhe ngre tonet në Kuvend: Më njeh e gjithë bota, pse nuk më njihni si kreun e grupit parlamentar të PD-së!

Shkruar nga Liberale
Debati/ Gazment Bardhi vetëshpallet “kryetar” dhe ngre tonet

Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar Kuvendin për vendimin me firmat e deputetëve demokratë që votuan Gazment Bardhin si kryetarin e Grupit, funksion i cili iu hoq nga partia e drejtuar nga Lulzim Basha me një vendim në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator.

28 nga 35 deputetë të opozitës i kanë dërguar një dokument Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që zëvendëskryetarja Felaj, në mungesë të Lindita Nikollës, ta lexojë dokumentin e depozituar para Kuvendit. Por, Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë.

Bardhi edhe pse i është bashkuar grupimit të Rithemelimit i cili udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe, pretendoi se si kryetar grupi e njeh SHBA dhe BE, pavarësisht se ka dalë jashtë fushës së lojës, ose e thonë ndryshe, pretendimet e tij nuk përfaqësojnë linjën zyrtare të Partisë Demokratike.

Kuptohet që Rithemelimi po përdor grupimin “Bardhi” për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ia delegoi funksionin Flutura Açkës, duke njoftuar edhe krye-parlamentaren Lindita Nikolla.

Sipas tij, shumë kërkesa të depozituara nga deputetët rrinë prej gati 2 vitesh në sirtarët e Kuvendit dhe nuk merren parasysh. Sipas tij, kalendari duhet të përcaktojë datat e shqyrtimit të pr.ligjeve.

“Ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën për shqyrtimin e kërkesave që presin prej 2 vitesh për kërkesat e tyre. Ne i lamë kohë 1 javë Kuvendit që të futej në kalendar kërkesat tona. Qytetarët protestojnë jashtë për të drejtat e tyre. Keni marrë një njoftim nga grupi parlamentar i PD, lexuat atë të Aleancës. Shkresat e grupeve parlamentare, lexohen siç vinë, pavarësisht i pëlqen apo jo.”, tha ai.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Shkresat e grupeve parlamentar lexohen të gjitha, pavarësisht i pëlqejnë apo jo drejtueses së përkohshme të Kuvendit

Felaj: Sa i takon kalendarit, sikundër ashtu si ishte lënë detyrë në konferencën e mëparshëm, të gjithë raportuan për ecurinë e nisma. Nuk është e vërtetë që ka pasur një javë afat për kalim në seancë, por janë nxitur komisionet që t’i trajtojnë të gjitha. Të gjithë kryetarët e komisioneve. Fjala juaj për të thënë që nuk jeni dakord, ka ardhur pas votimit. Pra ka pasur dakordësi për kalanderin.

Bardhi: Nuk thash që u la afat, i lamë një javë kohë komisioneve për axhendën dhe ramë dakord që do ishte hera e fundit që në kalendar nuk shqyrtohen iniciativat e deputetëve.

Bushka: Kalendari është miratuar me konsensus

Bardhi: Lexoni njoftimet e grupeve, nuk mund të përzgjidhni. Nuk e kuptoj pse nuk keni guxim të lexoni shkresë, thuhet se në mbledhjen e PD është marrë ky vendim dhe ju do duhet ta lexoni. Nuk kemi bërë replikë me kryetaren e kuvendi, por kemi marrë vendim dhe ua kemi paraqitur. Duhet ta lexoni pa bërë asnjë interpretim, thjeshtë informoni për vendimet e grupit parlamentar të PD, në mbledhjen e 19 shtatorit.

Felaj: Nuk kam detyrim të lexoj njoftim për të cilin kryetarja e kuvendit ka mbajtur qëndrim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH