Kryesore

De Biazi: Franca, më e forta në botë, gabimet që s’duhen bërë sot

               Publikuar në : 12:01 - 17/11/19 liberale

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi i cilëson francezët si skuadra më e fortë për momentin në nivel botëror.

Teksa kujton kohën kur Shqipëria mundi Francën në “Arena Albania” nën drejtimin e tij, De Bizai tregon mundësinë që kuqezinjtë të marrin këtë mbrëmje një fitore.

Franca sipas meje është një nga skuadrat më të forta në nivel botëror. Nuk e di se me çfarë fryme apo shpirti apo edhe çfarë lojtarësh do vijnë në Tiranë. Ama, duhet gabuar sa më pak të jetë e mundur. Edhe një herë, mos e harroni që është Franca përballë. U duhen lënë fare pak ose mundësisht të bllokohet çdo mundësi e tyre për kundërsulm sepse kanë futbollistë shumë të shpejtë. Jo vetëm kaq, por të shfrytëzohet çdo moment nga loja e ndaluar si dhe me kundërsulme efikase e të shpejta”, tha De Biazi për Panorama Sport, teksa vlerësoi punën  ebërë nga trajneri Edy Reja.

“Unë mendoj se Reja ka një eksperiencë të madhe dhe ka stërvitur kampionë të mëdhenj. Nëse nuk e zgjedh ndonjërin për të luajtur, do të thotë se ka arsye pozitive. E njoh personalisht Edin (Rejan) dhe besoj se është një person serioz dhe inteligjent”, tha ish-trajneri./Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back