Raportuesi për Shqipërinë i Grupit PPE në Parlamentin Evropian, David Lega ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Në një postim në Twitter, Lega shkruan se marrëveshja e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale nga palët politike dhe u mbështet ndërkombëtarisht, prandaj duhet të zbatohet sic është rënë dakort.
Postimi i plotë
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. @EPP nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.