Aktualitet

Dardha "zgjohet" e zbardhur nga dëbora e parë, reshjet prezente dhe në Bulqizë (FOTO)

Shkruar nga Liberale
Dardha "zgjohet" e zbardhur nga dëbora e parë, reshjet

Zonat juglindore janë zbardhur nga reshjet e dëborës, të rëna gjatë natës. Në Dardhë të Korçës trashësia e dëborës ka shkuar në 6 cm. Dëbora ka rënë edhe në fshatrat e Shtyllës, Panaritit, Lekasit e Voskopojës, ku në Panarit ka arritur deri në 20 cm borë.

[gallery size="full" jnewsslider="true" columns="1" ids="1398659,1398660,1398661"]

Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht.

Po ashtu edhe malet e Bulqizës janë zbardhur nga dëbora e parë për këtë vit. Ndërkohë temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme, krahasuar me ditët e mëparshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH