Aktualitet

Dalin detaje të reja/ Avokati i Tahirit në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Liberale
Dalin detaje të reja/ Avokati i Tahirit në gjendje të

Maks Haxhia, avokati i njohur së fundmi për mbrojtjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, prej 24 orësh ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas gazetës "Tema", Haxhija ka pësuar goditje në tru dhe ndodhet në reanimacion, në një ndër spitalet private të kryeqytetit.

Mësohet se mjekët e cilësojnë gjendjen e tij të qëndrueshme, por ende s’mund të japin një verdikt përfundimtar pa kaluar 72 orë.

Mësohet gjithashtu se në spital janë dyndur një numër i madh njerëzish të njohur të politikës apo edhe mediave. Politikanë të së majtës, të së djathtës, jurist e pedagogë të së drejtës kanë qëndruar për orë të tëra në spital, ndërkaq sot ishte prezent edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani.

Maksim Haxhia është një nga avokatët më të njohur në vend. Ai ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në vitin 1992./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH