Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat e fundit, sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 15 qytetarë, ndërsa sërish nuk ka asnjë viktimë nga virusi.
Lajmi mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur 67 qytetarë të shëruar nga COVID-19.