Aktualitet

Covid-19/ Vaksinohen 308 mjekë e infermierë në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Vaksinohen 308 mjekë e infermierë në vendin tonë

Procesi i vaksinimit për mjekët dhe infermieret që kanë shërbyer në spitalet Covid si dhe epidemiologët shënoi këtë të shtunë ditën e gjashtë.

308 persona të personelit shëndetësor, e kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës, ndërkohë që procesi i injektimit nuk do të ndërpritet për asnjë ditë.

Deri më të tani, nuk është raportuar për asnjë efekt anësor ndërsa të gjithë ata që janë vaksinuar gjatë këtyre ditëve mbahen nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes. Por si bëhet transporti i vaksinave në stadiumin Air Albania?

“Vaksina vjen nga Instituti i Shëndetit Publik çdo ditë, e shoqëruar nga forcat e policisë; atje ruhet në temperaturë minus 80 gradë. Vjen sasia ditore dhe konsumohet brenda ditës. Këtu, në stadium, ruhet në temperaturë 2 deri në 8", tha për Vizion Plus Manjola Shtylla, koordinatore e vaksinimit.

Ndërkohe mesatarisht në ditë kryen mbi 50 vaksinime. Në javën e tretë të janarit pritët të mbërrijnë në Shqipëri mbi 10 mijë doza të tjera të kompanisë “Pfizer”, të cilat do të bëjnë të mundur që vaksinimi të shtrihet edhe në dy rrethe të tjera, përveç Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH