Një nga personat që u arrestuan sot për sulm ndaj Policisë së Kosovës është dërguar në stacionin policore nga efektivët e policisë së Kosovës.
Mediat e Kosovës kanë publikuar foto edhe të shoqërimit të tij në polici. Gjithashtu, bilanci i të eliminuarve të formacionit terrorist në rrethinë dhe afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Kosovës, ka arritur në tre. Ndërsa jozyrtarisht është folur për 8 viktima.
“Klan Kosova” ka raportuar se Njësia Speciale e Kosovës ka depërtuar në vendndodhjen e këtyre forcave të armatosur dhe ka hyrë në Manastirin e Banjskës nga ku po operonte banda. Raportime të tjera (ende të pakonfirmuara) thonë se tashmë njësitet speciale "e kanë marrë nën kontroll" zonën rreth Manastirit.