Aktualitet

Çfarë denoncojnë shqiptarët në SPAK? Kraja: Problemet me pronën janë të pafundme

Shkruar nga Liberale
Çfarë denoncojnë shqiptarët në SPAK? Kraja: Problemet

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur për DW për punën e kryer deri tani nga SPAK, duke u shprehur se sfidat janë të mëdha, po ashtu edhe pritshmëritë. Sa i përket plotësimit të kësaj strukture të re të drejtësisë, Kraja tha se "brenda këtij viti do të konsolidohet plotësisht, nga pikëpamja e numrit të punonjësve".

Ai shtoi se me fillimin e SPAK, një sërë dosjesh janë të trashëguara nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, por ka pasur një numër vazhdimisht në rritje kallëzimesh, nga individë apo nga struktura të ndryshme.

"Kjo ndodh nisur nga ideja e pritshmërisë nga një strukturë e re që do të funksionojë më mirë se strukturat e mëparshme. Në këtë sens, ka një problematikë me kompetencën, sepse jo çdo gjë që njerëzit kërkojnë është kompetencë e SPAK-ut. Dhe në njëfarë mënyre jemi munduar që t’i japim drejtimin e duhur, duke i sqaruar që duhet të shkojnë në një institucion tjetër apo prokurori tjetër dhe duke u dhënë zgjidhje. Por tendenca është gjithmonë në rritje, qoftë i kallëzimeve që vijnë por edhe i procedimeve që ne regjistrojmë", u shpreh Kraja.

Lidhur me kallëzimet që bëjnë shqiptarët, kreu i SPAK tha se në krye qëndrojnë problematikat me pronat dhe pastaj abuzimet.

"Problematika që lidhen me pronat, janë të pafundme. Problematika që lidhen me abuzimet e administratës, me prokurimet publike, dhe pastaj vijnë problematikat që lidhen me krimin e organizuar", tregoi ai.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH