Arte

Çelet festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, ja risitë e këtij edicioni

Shkruar nga Liberale

Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të pestë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas!

DEA mbetet edhe këtë vit OPEN AIR.

Programi i mbrëmjes së konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve organizohet edhe Ceremonia zyrtare e Hapjes si edhe Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit X të DEA OPEN AIR International Filmfestival Tiranë – 2023.

Programi i pasdites i konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë si edhe programet e Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Salla BLACK BOX e Universitetit të Arteve.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars 2023.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetshëm gjithsej 38 filma, nga të cilët 7 në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 18 në Seksionin e filmit të Shkurtër, 6 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 7 në Seksionin e Filmit Dokumentar.

Edicioni i Dhjetë i DEA OPEN AIR International Film Festival zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Universitetit të Arteve, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët tradicionalisht i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

 

Poll
SHQIPENGLISH