Aktualitet

Çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Liberale
Çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon

Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.

Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH